HomeAktualitetKryesore

Mblidhet nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda dhe vendimet e rëndësishme që pritet të merren

Mblidhet nesër Asambleja e PS, zbardhet axhenda dhe vendimet e rëndësishme që pritet të merren

Asambleja do të zhvillohet në orën 15:30 te Amfiteatri i liqenit dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.

Në pjesën e dytë do të jetë edhe Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë. Edhe pse në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të njerëzve, u është kujtuar të gjithëve që mbajtja e maskës është e detyrueshme.

A do të ketë shkarkime ministrash nesër në Asamblenë Kombëtare? Numri dy i PS zbulon risinë më të fundit që do të vendosë për ‘fatin’ e qeverisë Rama
Axhenda e Asamblesë së PS-së:

Pjesa e parë

Hapja e mbledhjes.

Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.

Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë

Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;

Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;

Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;

Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;

Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;

Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;

Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

Mbyllja e mbledhjes.

Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje