HomeAktualitet

PS mbledh Asamblen Kombëtare, analisti zbulon ndryshimet që mund të ndodhin në qeveri

PS mbledh Asamblen Kombëtare, analisti zbulon ndryshimet që mund të ndodhin në qeveri

Deputetët e ministrat socialistë do të ballafaqohen sot me vlerësimin për punën e tyre nga kryeministri Edi Rama dhe strukturat e Partisë Socialiste.

Analisti Ben Andoni, komentoi pritshmëritë nga kjo asamble e partisë në pushtet. Ai theksoi se kryeministri, Rama, po mat pulsin e njerëzve të tij.

“Të paktën me rendin e ditës që kemi parë, ndryshimet do të jenë shumë të pakta. E gjithë pjesa e dytë do të jetë miratime procedurash.

Në njëfarë mënyre, Rama po “taton” pulsin e njerëzve të tij në këto zgjedhje. Nuk besoj në ndryshime radikale, pasi këtë hap ai e ka nisur me këta njerëz.

Mendoj se PS të vendosi realisht për njerëzit e terrenit, të cilët do të punojnë në disa rrethe problematik të vendit.

Do të veçoja Durrësin, i cili është i prekur nga tërmeti, pandemia, por edhe problematikat e kohës”, tha ai për A2.