HomeAktualitetDebat

Rrëfimi: Trump bënte s.eks pa masa mbrojtëse me të dashurën “sekrete” dhe i tregonte foto të gruas

Rrëfimi: Trump bënte s.eks pa masa mbrojtëse me të dashurën “sekrete” dhe i tregonte foto të gruas

Në kulmin e fushatës presidenciale, Donald Trump i ka dalë një tjetër tradhti bashkëshortore. Ose më saktë është rikthyer në media, pasi është një histori e “vjetër” tashmë.

Në vitin 2006, kur ai ishte ndërkohë i martuar me Melania, për disa muaj pretendohet se ka pasur një marrëdhënie sekrete me modelen Karen McDougal.

Kjo gjë bëhet me dije nga shoqja e ngushtë e saj, Carrie Stevens. Sipas saj, marrëdhënia e tyre ka zgjatur për 10 muaj. Ajo ka treguar edhe detaje nga marrëdhënia e tyre.

Sipas saj, një herë, pasi kishin bërë s.eks në hotelin e Trump, ky i fundit u ngrit dhe nxorri disa foto të gruas së tij Melania, duke ia treguar Karen. “Shiko sa e bukur është gruaja ime”, i ka thënë Trump, të dashurës së tij.

Kjo e fundit pretendonte se kishte rënë në dashuri me Trump, por në fakt ishte e kundërta. Në atë kohë, ajo në fakt shkonte edhe me aktorin e njohur Bruce Willis.

“Karen tha në intervistat për shtyp, se ishte e dashuruar me Donald Trump – e vërteta është që sigurisht nuk ishte dashuri, ajo po flinte me Bruce Willis në të njëjtën kohë”, tregon shoqja modeles McDougal.

Kjo e fundit gjatë një interviste, ka thënë se ka kryer marrëdhënie s.eksuale dhjetëra herë me Trump, ndërsa ky i fundit nuk përdorte masa mbrojtëse.