HomeAktualitetDebat

Quajti Ramën ‘Spiropalist ordiner’! Spiropali “shuplakë” Metës me gafën e tij: Baba Xhike, Qerimin e ngatërrove me Ilir Kullën! Do ta dekorosh për këngët kundër Shqipërisë

Quajti Ramën ‘Spiropalist ordiner’! Spiropali “shuplakë” Metës me gafën e tij: Baba Xhike, Qerimin e ngatërrove me Ilir Kullën! Do ta dekorosh për këngët kundër Shqipërisë

“O Spiropalist ordiner”, kështu shkruante presidenti Ilir Meta në një fjali të tij në përgjigjen që i dha kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sulmoi disa herë gjatë Asamblesë së PS.

Kjo ka sjellë reagimin e ministres Elisa Spiropali, e cila është kapur me një “gafë” të Metës me një nga reagimet e tij. Ajo i kujton dekoratën e dekoratën e këngëtarit dibran Qerim Sula, të cilin thotë se e ngatërroi me Ilir Kullën.

“Baba Xhike nuk quhet Qerim Kulla po Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, po e ngatërron me Ilir Kullen që mesa duket do ta dekorosh për këngët e paguara kundër Shqipërisë në mediat e huaja! Po Peços dhe Luanit kur do ia japësh dekoratën për këngët për mua”, shkruan ajo.