HomeAktualitetKryesore

“Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”! Rama publikon videon dhe ka një mesazh për opozitën

“Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”! Rama publikon videon dhe ka një mesazh për opozitën

Akuzat dhe denoncimet nga opozita në drejtim të qeverisë dhe veçanërisht kundër kryeministrit Edi Rama për rindërtimin kanë qenë të shumta.

Pasditen e sotme, kreu i qeverisë ka publikuar një video nga procesi i rindërtimit në Shijak, ndërsa jep edhe disa shifra, të cilat i shoqëron me një shprehje popullore me të cilën u përgjigjet rivalëve politikë.

“Rindërtimi vazhdon. Shijak, 577 banesa të reja dita ditës po marrin formë për familjet që do të rifuten në shtëpi e që s’kanë krahasim me ato që humbën nëntorin e shkuar. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara” shkruan shkruan Rama në Facebook.