HomeHumor

Bilushi i Metës zbardh të vërtetën e Metës më 2013

Bilushi i Metës zbardh të vërtetën e Metës më 2013

Pas debateve që kanë filluar mes demokratëve për tradhtinë e Ilir Metës më 2013, Bilushi i Metës ka dhënë sot arsyet përse Meta më 2013 u largua nga PD, për t’u bashkuar me PS.

Arsyet janë:

1-Kërkesa nga ana e Kaç Islamit, që të bëhej deputet i LSI.

Meqë nuk ja plotësoi dot kërkesën, se nuk kishte shumë vende, i liroi vendin në koalicionin me PD.

Kështu Kaç Islami u bë deputet i listës së PD, kurse Meta sakrifikoi duke ikur me PS-në.

2-Të eleminonte përpjekjet e Tan Priftit, që aktivizoi dosjen DIA- CEZ, për të implikuar Metën në atë aferë.

3-Të sigurohej që tenderi i fondeve japoneze për kanalizimet e Tiranës prej 100 milionë euro, të mbetej tek LSI.

Për këtë ishte tentuar dhe të vidhej kasaforta e Olldashit, për të qenë të qartë për ofertën.

4-Të siguronte fonde për gazetën “55”, ndërkohë që ndërrohej pushteti, për të mos e lënë Faron rrugëve.

5-Të festonte i qetë 45- vjetorin në Lalëz, pas gjithë atyre tallazeve që kishte kaluar.

6-Të vazhdonte kualifikimi i administratës së LSI në administrimin e parave publike në Drejtorinë e Rrugëve në “Pesha e matje”, në AZHBR etj.

7-Të ruante sovranitetin e Shqipërisë nga reforma në drejtësi dhe ambasadorët e huaj, që duan ta gllabërojnë këtë vend.

8-T’i merrte Ramës asetin e tij kryesor, Koço Kokëdhimën dhe ta bashkonte me opozitën.

9-Të shikonte të lumtur Tit Vasilin kur të prishte koalicionin me Ramën, pasi s’mund të kishte vend për dy vetë nga Vunoi në një koalicion.

10-Të mobilizonte Lulin pas katër vitesh, për të ngritur çadrën, me qëllim që të trembej Rama dhe ta bënte atë president.