HomeAktualitetKronike

Durimi i naftëtarëve arrin kulmin: Protestuesit shqyejnë derën dhe futen në uzinë

Durimi i naftëtarëve arrin kulmin: Protestuesit shqyejnë derën dhe futen në uzinë

Tensione pranë Rafinerisë së Naftës në Ballsh. Një grup naftëtarësh kanë mundur të shqyejnë kyçin e derës dhe janë futur brenda ambjenteve të uzinës.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve u shpreh se, kjo nuk është protestë e dhunshme.

“Prej një viti në këtë institucioin ka vetëm heshtje”, tha Sokol Dautaj.

Kujtojmë se sot jemi futur në ditën e 17-të të grevës së urisë së naftëtarëve, të cilët kërkojnë pagat e prapambetura.