HomeAktualitetDebat

“Do s’do Luli, malet me plehra do pastrohen…”, Basha i kthen përgjigje Ramës

“Do s’do Luli, malet me plehra do pastrohen…”, Basha i kthen përgjigje Ramës

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet menjëherë kryeministrit Rama, pas akuzave të ndërsjellta për inceneratorët.

Basha i kërkon Ramës që të tregojë ku i ka çuar paratë, ndërsa thekson se kryeministri nesër do jetë në bankën e të akuzuarve.

“Lere viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët.

Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve”, shkruan Basha.

“Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do rë kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare”, shkroi Rama në Twitter, pak para Bashës.