HomeAktualitetDebat

“U bë me 4 vila…”, Veliaj akuza të rënda Bashës: Basha i braktis protestat pasi i paguhet gjoba! SPAK të hetojë Lulin dhe kunatin

“U bë me 4 vila…”, Veliaj akuza të rënda Bashës: Basha i braktis protestat pasi i paguhet gjoba! SPAK të hetojë Lulin dhe kunatin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve.

Teksa foli nga Kombinati, Veliaj u shpreh se Lulzim Basha, çdo protestë që ka nisur e ka lënë përgjysmë, sapo ka marrë gjobën e radhës.

“Pyetja është pse e la protestën ky? Ky tha: Unë do shtrihem aty, do bëhem tapet kur të vijë rruli i bashkisë, fadroma.

Pse e la ky? Sa ishte ajo makina që ia kishte dhënë ai kontraktori aty? Pse e la, se ky tha: Ne do u sulemi qendrave tregtare. Ne e dimë sa qendra tregtare ka. S’ka Tirana 100, 2 ka, i njëjti pronar është.

Aaa, pasi mori vilat në Vala Mar te Gjiri i Lalzit, u bënë të mirë oligarkët, se deri dje ishin të këqij.

Po oligarku tjetër që ka vilat dhe thoshte – k.rimineli i Edi Ramës, oligarku i Edi Ramës – mori 2 shtëpi atje në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit o i humbën, o iu dëmtua shtëpia, ky u bë me 4 vila”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja që u ngrit me idealet e studentëve të dhjetorit është kthyer në një b.andë që punon për një familje.

“Është e vetmja parti politike që po t’i shohësh historikun në Facebook, ka më shumë postime që i ka hequr kundrejt pagesës, sesa ato që ka lënë. Turp i madh.

Një parti që është e denjë për emrin bandë, kështu që po ka njerëz te SPAK-u, po ka njerëz në prokurori, këta duhet të zgjohen, se nuk mund të vihet gjobë në çdo biznes dhe thirrja për çdo biznes është: Mos paguani gjobat që ju vë Luli dhe kunati”, tha Veliaj.