HomeAktualitetDebat

PD censuron videon, publikohen pamjet ku punonjësja “vë me shpatulla pas muri” Këlliçin dhe Ina Zhupën

PD censuron videon, publikohen pamjet ku punonjësja “vë me shpatulla pas muri” Këlliçin dhe Ina Zhupën

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa dhe kreu i FRPD Belind Këlliçi kanë bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës pas ngjarjes të ndodhur pak orë më parë në Landfillin e Sharrës. Ata denoncuan se u penguan me urdhër mafioz, madje shprehen se janë shantazhuar e kërcënuar.

Por video e puiblikuar nga Partia Demokratike nuk ka qenë e plotë, pasi është fshirë një pjesë ku punëtorët akuzonin kreun e Pd, Lulzim Basha se në kohën e tij punonin me 30 lekë.

Punonjësit e lanfillit i janë drejtuar Këlliçit dhe Zhupës me fjalët: “Ku ishit ju kur punonim ne me 30 lekë në kohën e Lulzim Bashës”?

Pjesë nga debati

Punonjësi: kur ka qenë PD në pushtet çka bërë

Këlliçi: Ore çlidhje ka, s’ka lidhje fushatë, ku ka fushatë? Punonjësja: Kur ishte Lulzim Basha, pse nuk erdhe ti këtu që të na qaje hallin. E kam pas në derën e shpisë, vinte era qëlbërisë! Me 30 lekë jam paguar”.

Ina Zhupa: A ke punuar me Ardit Gjoklajn?

Punonjësja: Kam punuar me Lulzim Bashën, me 30 lekë jam paguar