HomeBlog

M-B-K, çfarë shpifësire Shqipëria e këtyre!

M-B-K, çfarë shpifësire Shqipëria e këtyre!

Nga Erjon Braçe

I pari, i theu ne mes gazetaret;

Sot nuk guxoi kerkush ti kerkonte llogari per firmat, vulat dhe dekretet e tij!

Pas lincimit publik te nje gazetari prej verteti, familjes se tij, sot “omerta” kerciti ne sallen me te pushtetshme te vendit.

Kjo mund te jete Shqiperia e tij;

E njejte me ate te Mafia-s ku ai qe thote te verteten sulmohet, delegjitimohet, vritet!

I dyti, ju tha gazetareve se c’duhet te bejne, si duhet te bejne kronikat, madje madje si duhet ta kene politiken editoriale, te lidhur me genjeshtrat e tij, perhapjen e tyre.

Eshte tamam ai qe ka ngritur nje qender te shtrenjte propagande ku ben filma, por kurre lajme te verteta.

Kjo mund te jete Shqiperia e tij;

E njejte me ate te qemotit ky zyra e propagandes sundon lajmin e lire, e mbyt, e vret, e varros!

I treti, vendosi te perjashtoje transmetuesin publik te lajmit etj, nga transmetimi i lajmeve mbi futbollin, golat e vertete apo te rreme, te paravendosur te nje futbolli te denuar si te korruptuar!

Ky eshte edhe me i forte se dy te paret;

Ky ka pezulluar e po vdes futbollin!

Ka bere edhe me shume;

Ky dikton, ja arrin por edhe deshton, te vrase te verteten ne studiot e sportit!

Kur deshton, ben kete qe beri sot;

Ndeshkon kedo qe flet per futbollin e piste e te korruptuar, i perze!

Kjo mund te jete edhe Shqiperia e ketij.

E kuptoni cfare shpifesire eshte Shqiperia e ketyre?!