HomeAktualitetDebat

Braçe: Përse udhëheqësit nuk gjobiten?! Diferencë edhe më e madhe mes tyre e punëtorëve!

Braçe: Përse udhëheqësit nuk gjobiten?! Diferencë edhe më e madhe mes tyre e punëtorëve!

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka bërë një krahasim mes përulësisë së papës Françesku dhe udhëheqësve në Shqipëri që po e mbajnë pushtetin politik prej një jete. Sipas Braçes ata kanë një diferencë të madhe edhe me punëtorët.

Ai ka publikuar videon e Papa Françeskut, i cili thotë se do donte të ishte afër me njerëzit, por për shkak të pandemisë duhet që të respektohen me rreptësi rregullat e vendosura.

Postimi i plotë i zv. kryeministrit:

Ai qe beson ne Zot dhe,

Ata qe Zotin e duan si politike!

Dhe nje pyetje;

Po udheheqesit perse nuk gjobiten?

Shihni e degjoni e dalloni perulesine e Atit te Shenjte!

Shihni keta qe bejne si Zoti ne kete vend jo prej pushtetit moral e te besimit, por prej pushtetit politik qe mbajne prej nje jete!

Diference e madhe!

Diference edhe me e madhe mes tyre e punetoreve!