Kryeministri Rama nuk ka mundur të shmangë ndonjë “provokacija” të lehtë, por që mund të jenë me zarar nëse media e Athinës vendos t’ju mëshojë, nga vizita e ministrit të Jashtën Nikos Dendias në Tiranë.
E para ka qenë dizani i kollaros – flamuri shqiptar, e vënë kjo për herë të parë në veshjen e tij me kostum, e tjetra ka qenë një përshëndetje në turqisht – ejvallah – thënë në fund të konferencës për shtyp, e fill pas Dendias foli ashpër kundër Turqisë, por pa e përmendur Erdoganin, mikun edhe familjar të Ramës.