HomeAktualitet

SHBA i vjen në ndihmë Shqipërisë për luftën kundër koronavirusit

SHBA i vjen në ndihmë Shqipërisë për luftën kundër koronavirusit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një lajm të mirë për luftën kundër koronavirusit.

SHBA i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë dhe i ka dhuruar 60 respiratorë të rinj, të cilët do të instalohen në spitalin Infektiv, Shefqet Ndroqi dhe në 2 spitalet e reja COVID.

“Falë bujarisë së SHBA dhe nëpërmjet NATO-s, Shqipëria pajiset me plus 60 respiratorë të rinj që i shtohen fuqisë së instaluar për të luftuar COVID-19 në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi dhe në spitalet e reja COVID 3 dhe 4 deri në daljen nga ky dimër sfidues!

Miku i mirë në ditë të vështira!

#WeLoveUSA

#NeJemiNATO”, shkruan Rama.