HomeAktualitetKryesore

Rama përkëdhel fëmijët shqiptarë që u nxorrën nga “kampi i ferrit”

Rama përkëdhel fëmijët shqiptarë që u nxorrën nga “kampi i ferrit”

Kryeministri Ed iRama ka publikuar disa momente nga takimi me fëmijët shqiptarë që janë nxjerrë nga ‘kampi i ferrit’ në Siri.

Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama shihet i ulur në një diva, bashkë me të vegjlit e sapo nxjerrë nga kampi Al Hol dhe i prek ata nga këmbët dhe duart.

Të vegjlit, e shohin kryeministrin në sy dhe ngultasi, sikur të kenë para tyre, shpresën e fundit që mund t’i çlirojë nga ajo jetë që kanë bërë deri më sot.