HomeAktualitetDebat

Degjeneron debati/ Murrizi nxjerr letrën dhe e sfidon ‘live’! Analisti i PD-së “shpërthen” në tone të forta: S’ka bir nëne dhe bir ku*ve që t’më thote spiun

Degjeneron debati/ Murrizi nxjerr letrën dhe e sfidon ‘live’! Analisti i PD-së “shpërthen” në tone të forta: S’ka bir nëne dhe bir ku*ve që t’më thote spiun

Deputeti Myslim Murrizi sot në emisionin ‘Open’ ka nxjerrë një letër duke shkaktuar shumë debat, ku në të sipas deputetit tregon që nuk je spiun. I ftuar në studion e “Open”, Murrizi i tha analistit Andi Bushati që ta lexonte dhe pyeti Agron Gjekmarkajn, nëse edhe ai e kishte marrë.

Ky i fundit, tha se nuk kishte pse të merrte letra për të vërtetuar që nuk ishte spiun, por e ftoi Murrizin të përballej me të në gjyq.

Murrizi: Ja kam thënë Bashës që nga 2017. Unë s’jam spiun si këta.

(vijon biseda mes Murrizit dhe Gjekmarkaj)

Murrizi: E ke marrë ti këtë letër?

Gjekmarkaj: Jo se kam marrë, ta vërtetoj, s’jam spiun unë, nëse do shkojmë në gjyq, po fitova më jep 1 mln euro.

Murrizi: S’më vë dot gjobë mua.

Gjekmarkaj: S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.

Murrizi: S’po të akuzoj.

Gjekmarkaj: Nuk e bën dot.

Murrizi: Do jem shumë pragmatist me ty…

Gjekmarkaj: Bëji verifikimin dhe çoje në gjykatë..