HomeAktualitetDebat

Rama ironizon opozitën: Njëri prezanton një mjek fals, tjetra thotë virusi nuk ekziston… është t.ragjedi më vete kjo qasje destruktive

Rama ironizon opozitën: Njëri prezanton një mjek fals, tjetra thotë virusi nuk ekziston… është t.ragjedi më vete kjo qasje destruktive

Teksa foli në nisje të punimeve për ndërtimin e një lagje të re në Tiranë, ku do të jetojnë të prekurit nga tërmeti, kreu i qeverisë Edi Rama ka ironizuar edhe opozitën.

Rama iu referua edhe deklaratës së një mjeku, që u publikua një ditë më parë nga kreu i PD, Lulzim Basha. Rama tha se për çështjen e pandemisë ka një qasje destruktive.

“U shfaq dje si një mjek që duhej dëgjuar me gojë hapur dhe u prezantua nga vetë ai që pretendon të jetë kryeministri i vendit.

Në fakt ishte një infermier, me gjithë respektin. Por një infermier nuk mund të promovohet si ekspert dhe të japë mend për një situatë si kjo e covidi ku siç e shohim i janë marrë mend shkencës botërore.

Është një tragjedi më vete kjo qasje destruktive dhe brutale e verbërisë e atyre që fatkeqësisht nuk i kemi përballë, por i kemi prapa dhe duan të na tërheqin prapa me një marrëzi që mishërohet në figurën dhe gjestin e Monika Kryemadhit, e cila thotë se virusi nuk ekziston.

Ne do të përballemi në front, edhe me sfidën e rindërtimit dhe do ta fitojmë këtë sfidë për ata që presin të kthehen në shtëpi”, u shpreh kryeministri.