HomeAktualitetKronike

Nuk gjen qetësi Turqia, një tjetër tërmet i fuqishëm godet Izmirin pak minuta më parë!

Nuk gjen qetësi Turqia, një tjetër tërmet i fuqishëm godet Izmirin pak minuta më parë!

Sipas EMSC, ishujt Dodecanese në afërsi të Turqisë janë goditur sërish pak minuta më parë nga një tërmet i fuqishëm.

Lëkundjet kanë qenë të një magnitude 5.2 të shkallës rihter.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës rihter me epiqendër në ishullin Smos goditi rëndë Turqinë, mesditën e sotme, ku pati shembje të ndërtasave në qytetin e Izmirit

Si pasojë e tëmetit kanë humbur jetën deri tani të paktën 10 persona, si dhe 202 të tjerë janë plagosur. Të paktën pesë ndërtesa u shembën dhe katër qytetarë u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur shtatë katëshe në rrethin Bayrakli.