HomeAktualitetKryesore

Biseda me Presidentin e Këshillit Europian, Rama zbardh 4 temat! Michel: Mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë

Biseda me Presidentin e Këshillit Europian, Rama zbardh 4 temat! Michel: Mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë

Presidenti i Këshillit Europian ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Më një cicërimë në Twitter, Charles Michel shkruan se pritet me padurim zhvillimi i konferencës së parë për kornizën negociuese.

“Në komunikim online me Edi Ramën. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Angazhimi është i mirëpritur për reformat dhe zbatimin e BE-së.

Solidariteti i ndërsjellë gjatë # COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri”-shkruan Michel.

PD nga ana tjetër ka lëshuar Doris Pack, që edhe në pension, vazhdon t’i shërbejë Berishës dhe Pollos.

“Është koha që BE të kuptojë se Rama po e mashtron dhe duhet ta penalizojë atë. Shqiptarët ndihen të humbur nga problemet e tyre të përditshme dhe largohen nga vendi.

Unë vetë takoj shumë prej tyre, duke ikur nga atdheu i tyre për të siguruar të paktën një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”,– shkruan Doris Pack.

Mirpo Rama përgjigjet:Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor.

Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE #Faleminderit #Merci”!