HomeAktualitetDebat

Kryemadhi mburr atë që edhe sharjen e ka pak…bashkëshortin: E dëgjoj që bërtet dhe ulëret! Rama e ka frikë se Ilir Meta nuk bënë pazare

Kryemadhi mburr atë që edhe sharjen e ka pak…bashkëshortin: E dëgjoj që bërtet dhe ulëret! Rama e ka frikë se Ilir Meta nuk bënë pazare

Monika Kryemadhi tha sot se kryeministri Edi Rama, ka pasur gjithnjë frikë nga Ilir Meta Sipas saj, kjo për faktin se Meta nuk bën kompromis për pushtetin e askujt.

“E dëgjoj që bërtet e ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën, se Ilir Mreta na ka mësuar dhe në të tjerëve si të mbrohemi, por e dëgjoj si ulëret për Presidentin e Republikës, në fakt Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, se Meta nuk bën komporomis për pushtetin e Ramës”.

Kryemadhi ironizoi me Ramën si deputet në qarkun e Vlorës, kur tha se “nuk është votuar kurrë në jetën e vet”.

“Ky njeri që në jetën e vet kurrë nuk është votuar, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000 është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputëtëve socialistë dhe të LSI në vitin 2012 e në 2017 president me votat e PS e LSI.

Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider që mbi të gjitha është shqiptar, nuk bën kompromis për interesat e vendit, as për fëmijët e tij”.

Duke komentuar deklaratat e Kryeministrit nga Kukësi, Kryemadhi tha:

“Dëgjoja kryeministrin në ikje që fliste për aeroportin e Kukësit, pasi ndërtoi aeroportin e Vlorës aty ku është deputet, që s’e ndërtoi asnjëherë tani flet për aeroportin e Kukësit.

Para se të flasë në Kukës për aeroportin e Kukësit, të flasë si të shpëtojë patatet e Kukësit që mos hidhen e kalben, e mos ndihmojë oligarkët, e të shkatërrojë ekonominë shqiptare”.