HomeAktualitetDebat

FOTO LAJM/ Meta, Fahriu dhe çuni i tij nisin negociatat në Durrës për listën fituese të LSI-së

FOTO LAJM/ Meta, Fahriu dhe çuni i tij nisin negociatat në Durrës për listën fituese të LSI-së

Klevis Balliu ngeli jashtë listës zgjedhore të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme elektorale.

Nëse për kolegët e tij Hasa, Salianji dhe Baçi po bëhet çmos për t’i rifutur edhe njëherë në lojë përmes tjetërsimit të formulës, për Balliun po mendon vetë presidenti Ilir Meta.

Mesditën e sotme, kreu i shtetit është ulur për një drekë me Fahri Balliun i cili ka marrë me vete edhe djalin.

Ashtu siç edhe është përfolur në media, pritet që Balliu të kandidojë si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim duke ndërprerë angazhimin me Partinë Demokratike ku anëtarët e saj e kontestuan në masë. (TemA)