HomeAktualitetDiaspora

E pabesueshme/ Nxirret e gjallë nga rrënojat një vajzë 4 vjeçare pas 91 orë kërkimesh

E pabesueshme/ Nxirret e gjallë nga rrënojat një vajzë 4 vjeçare pas 91 orë kërkimesh

Mediat turke raportuan se 91 orë pas tërmetit, skuadrat e kërkim-shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat një 4-vjeçare të quajtur Ayda Gezgin. Gjëja e parë që tha Ayda kur u shpëtua ishte: “Ku është babi?”

Ndërkohë pak orë më parë, skuadrat e shpëtimit kanë gjetur edhe trupin e pajetë të nënës së Aydas, Fidan Gezgin.

Babai i vogëlushes dhe vëllai i saj kanë shpëtuar pasi nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur ra tërmeti.