HomeBota

Befason i dërguari i posaçëm i Trump-it, Grenell: Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar

Befason i dërguari i posaçëm i Trump-it, Grenell: Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar

I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka hedhur dyshime në manipulimin e zgjedhjeve në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka bërë thirrje që të shikohen vendbanimet e votuesve me qëllim që të sigurohen se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

Më tej ai është shprehur se është e rëndësishme që të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme, pasi sipas tij njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.

“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve.

Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell.