HomeAktualitetKronike

Kryemadhi ngatërroi datën e zgjedhjeve! Policia e toleron me gjobë 3 mijë lekë, si përsëritëse

Kryemadhi ngatërroi datën e zgjedhjeve! Policia e toleron me gjobë 3 mijë lekë, si përsëritëse

Policia gjobiti për herë të dytë sot kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi për mosmbajtjen e maskës.

Pas një debati që pati me policinë, Kryemadhi e firmosi fletën e gjobës dhe vijoi më tej me banorët e prekur nga tërmeti.

Në fletën e gjobës, Monika Kryemadhi shkroi: “Do t’ia çjerrim maskën Edi Ramës me 25 prill 2020.”

Kryemadhi bëri gafën e madhe duke ngatërruar vitin e zgjedhjeve, sepse zgjedhjet janë në 2021.

Mirëpo edhe policia ka bërë një gafë në fletën e saj të gjobës, duke e ndëshkuar me 3000 lekë, dhe jo me 5000, pasi kjo ishte hera e dytë që Kryemadhi gjobitej.

Kryetarja e LSI u gjobit edhe gjatë një takimi, në të cilin ka qenë e shoqëruar me ish-deputeten Floida Kërpaçi, ku janë filmuar nga efektivët.