HomeAktualitetDiaspora

“Lider i Guerilëve në luftën për pavarësi”, dorëheqja e Thaçit bën bujë në mediat ndërkombëtare

“Lider i Guerilëve në luftën për pavarësi”, dorëheqja e Thaçit bën bujë në mediat ndërkombëtare

Kryelajm i gati të gjitha mediave më të njohura ndërkombëtare ka qenë pikërisht ky zhvillim që sot tronditi skenën politike në Kosovë.

“Lider i Guerilëve në luftën për pavarësi”,

“Presidenti i Kosovës jep dorëheqje për t’u ballafaquar me akuzat për krime lufte”, është titulli që i ka vendosur “Al Jazeera” raportimit për dorëheqjen e Thaçit.

“Lider i Guerilëve në luftën për pavarësi”,

Në të shkruhet se lideri i luftës për pavarësi, do të ballafaqohet me akuza për krime në luftën e fundit në Kosovë.

Për dorëheqjen ka raportuar edhe “Reuters”, në artikullin e së cilës ceket se Thaçi ka dhënë dorëheqje menjëherë pas marrjes së lajmit për konfirmim të aktakuzës kundër tij.

“Lider i Guerilëve në luftën për pavarësi”,

Artikull për këtë zhvillim ka bërë edhe gazeta gjermane “Der Spiegel”, në të cilën po ashtu përmendet aktakuza e ngritur nga Specialja kundër Thaçit.

“Një lider i guerilëve në luftën e Kosovës për pavarësi”, është nëntitulli i prestigjozes “New York Times”, në të cilën përmenden zhvillimet e fundit dhe dorëheqja e ish-komandatit suprem të Kosovës.

Për dorëheqjen e Thaçit kanë raportuar edhe media të tjera të njohura botërore, si “Deutche Welle”, “Washington Post”, si dhe media tjera të shteteve më të fuqishme.