HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Pse agjenti i UDB, Sali Berisha guxoi dhe e quajti Thaçin “çirak të Beogradit”, ndërsa Joe Biden e quan atë “George Washington” i Kosovës?!

VIDEO/ Pse agjenti i UDB, Sali Berisha guxoi dhe e quajti Thaçin “çirak të Beogradit”, ndërsa Joe Biden e quan atë “George Washington” i Kosovës?!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar një video të veçantë, ku shfaqet Presidenti i Zgjedhur i SHBA, Joe Biden duke e quajtur Hashim Thaçin George Washington”-in e Kosovës.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla sulmon ashpër Sali Berishën, duke e cilësuar si një agjent të UDB që kishte guxuar të sulmojë në pabesi Thaçin dhe quajtur “çirak të Beogradit”.

Balla bën krahasimin, duke nënvizuar se presidenti i zgjedhur i SHBA e quan Thaçin “George Washington”-in e Kosovës?!

“Pse agjenti i UDB Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin, duke guxuar ta quajë edhe “çirak i Beogradit”, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden e quan Presidentin Thaçi “George Washington”-in e Kosovës?!”, shkruan Balla!