HomeAktualitetDiaspora

U shfaq duke puthur klerikun antishqiptar që humbi jetën nga Covid-19, vjen lajmi i keq për poetin serb

U shfaq duke puthur klerikun antishqiptar që humbi jetën nga Covid-19, vjen lajmi i keq për poetin serb

Poeti serb, Blagoje Bakoviç bëri xhiron e mediave pak ditë më parë teksa teksa u shfaq duke puthur klerikun antishqiptar Amfilohije Radovi.

Poeti e bëri xhestin gjatë lamtumirës së klerikut antishqiptar, i cili qëndronte në arkivol pasi sapo kishte ndërruar jetë nga Covid-19.

Mirëpo mësohet se Bakoviç ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është infektuar me Covid-19.

“Bakoviç është aktualisht në spitalin në Vrbas, i infektuar me COVID”, shkruajnë mediat malazeze.

Nuk dihet ende nëse poeti e mori virusin në ceremoninë mortore, duke marrë parasysh që vetë kleriku ndërroi jetë si nga Covid-19.