HomeBota

Studentët francezë përplasen me policinë, kundër mbajtjes së shkollave hapur! Disa studentët shqiptare përplasje me qeverinë për të hapur universitete apo ….

Studentët francezë përplasen me policinë, kundër mbajtjes së shkollave hapur! Disa studentët shqiptare përplasje me qeverinë për të hapur universitete apo ….

Grupe studentësh shqiptarë të yshtur nga opozita e rrugës, vazhdojnë të protestojnë, për hapjen e universiteteve dhe ndalimin e mësimit online. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, sepse shumica e vendeve të Europës asqë kanë ndërmend t’i hapin auditoret.

Përjashtim bënë Franca por kjo gjë nuk u është dukur anormale dhe e pranueshme studentëve francezë, të cilët kanë zhvilluar protesta, për mbylljen e shkollave

Protesta të dhunshme u regjistruan mëngjesin e së hënës pranë një shkolle në Compiègne pranë Parisit ku qindra nxënës dolën për të kundërshtuar mbajtjen e shkollave hapur në një kohë kur vendi po kalon një moment të vështirë për shkak të pandemisë.

Sipas studentëve, mbajtja hapur e shkollave përbën një rrezik shumë të madh për shëndetin e tyre dhe personave që i rrethojnë.

Policia lokale konfirmon se 4 persona janë arrestuar për incidentet e rënda, ndërsa të paktën një efektiv ka mbetur i lënduar. Sipas policisë sjellja e disa prej protestuesve ishte e papranueshme.

Në disa video të postuar në rrjetet sociale shihen grupe të rinjsh që përpiqen të dëmtojnë makinat e policisë pranë shkollës së mesme “Mireille Grenet”.