osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pse po e vret e shkuara anonime Lulzim Bashën?

Pse po e vret e shkuara anonime Lulzim Bashën?

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk ka kryer krime lufte. Nuk kemi ende ndonjë provë se ka falsifikuar fakte kundër shqiptarëve apo ka fshehur krime kundër serbëve. Por shumica besojnë diçka të tillë.

E gjithë zhurma rreth tij ka lidhje me një gjë shumë thelbësore që nuk e ka asnjë politikan shqiptar, që nga Enver Hoxha e deri tek Lulzim Basha. Çdo politikan shqiptar ka një të shkuar të verifikueshme që e tregon vet. Enver Hoxha maksimumi na ka fshehur faktin që ka qenë student ngelës në Francë, por me ato që bëri më pas shyqyr që se kishte mbaruar.

Sali Berisha nuk e ka fshehur biografinë e tij si komunist. Bile e ka treguar me detaje si është bërë komunist për “arsye patriotike” se po dilnim nga Traktati i Varshavës. Ka treguar dhe çfarë detyrash ka pasur.

Ilir Meta që nuk ka asnjë të shkuar të lavdishme, prap na ka treguar dhe kur ka qenë peshëngritës dhe kur ka qenë telekronist në Radio Tirana. Gjë tjetër ska ca tregon se ka filluar si punë të parë “kryeministër”.

Edi Rama nuk ka lënë gjë pa thënë për vete, që nga emigracioni në Paris, udhëtimi në Greqi në Dhjetor 90, dhe gjithë marrëzitë që ka bërë tërë jetën.

Lulzim Basha është i vetmi politikan shqiptar që nuk i rakordon asgjë nga ato që thotë për jetën e tij.

Merrni biografinë e tij zyrtare në faqen e PD. https://pd.al/biografia/

Aty thotë kam filluar studimet në vitin 1993 dhe nuk ka më asnjë datë nga pas.

Dokumenti i siguruar nga gazeta Tema në Universitetin e Utrehtit dëshmon se ai ka filluar studimet fillestare më 1995 dhe i ka përfunduar më 1999.


Pastaj ka përfunduar vitin post diplome që konvertohet në master të sotëm me sistemin e Bolonjës në Gusht 2005, kur ishte bërë deputetë në Shqipëri, ndërkohë që kur erdhi këtu më 2004 na paraqitej si i ardhur nga Harvardi me diplomë nderi. Paska qenë pa diplomë fare.

Tani në biografinë e shkruar me dorë të tij thotë: “Pas studimeve, Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi”??? Pas kujt studimeve se ai i ka mbaruar ato më 2005, sipas dokumentit. I bie që ndërkohë që vazhdonte masterin për vite të tëra ka punuar pranë Gjykatës si bashkëpunëtorë.

Dëshmia që boton sot gazeta Tema nga seanca gjyqësore në të cilën pyetet Adnan Merovci, ish shoqëruesi i Rugovës, tregon se Lulzim Basha nuk ka qenë një përkthyes i listuar i Gjykatës së Hagës. I bie të ketë qenë thjesht bashkëpuntorë me honorare në terren.

http://ëëë.gazetatema.net/2020/11/18/dokumenti-ekskluziv-cfare-donte-lulzim-basha-ne-dhomen-ky-pyetej-truporja-i-rugoves-ne-hage-ne-vitin-2000/

Nuk është ndonjë punë e keqe, se çdo punë ka vlerë, por ky e ka detyrim ta thotë. Se nëse nuk e thotë, pastaj dalin këta tipat si Gashi apo Bellanica dhe ja bëjnë jetën sterrë për shkak se ai nuk e di çfarë na ka gënjyer ne, dhe nuk flet dot.

Pastaj në vet biografinë e tij thotë që ka punuar në Misionin e UNMIK në Kosovë.??? Kur ka punuar, cila është dita e parë dhe e fundit e punës. Kaq detyrim ky njeri ndaj shqiptarëve që e votojnë e ka. Ky gënjen kur ka filluar studimet, gënjen kur ka mbaruar studimet, gënjen çfarë pune ka bërë pranë Gjykatës Hagës, gënjen çfarë pune ka bërë në UNMIK dhe ankohet pastaj se mos gënjen gjë Bellanica për kasetën.

Duke gërmuar në letrat e tij në Universitetin e Utretit dhe në përpjekje për të fituar të drejtën e studimit aty, ndesha dhe me një dokument surprizë.

Sali Berisha paska qenë garant i studimeve të Lulzim Bashës në Hollandë në vitin 1993. është e shkruar në shqip dhe anglisht me dorën e vet nga Lulzim Basha.(Dokumentin kur te doj mund t’ia botoj)

Po ja përshkruaj fjalinë: “Gjithashtu po i lejojë vetes të drejtën e hartimit të një listë personash të cilët janë të gatshëm të shërbejnë si reference për mua:

Sali Berisha, President i Republikës së Shqipërisë

Në vitin 2004, kur Berisha mua më ka kërkuar të takoj Lulzim Bashën, më ka thënë se nuk e njoh nga afër, por takoje njëherë. Dhe më shumë jam i prirur të besoj Berishën në këtë pikë se sa Bashën.

Talenti i tij që të gënjej qysh më 1993 dhe të vendos si rekomandues studimesh Sali Berishën, është vetëm guximi i një gënjeshtari patologjik, ose i një dysheje mashtruese pastaj që zbulon histori tjetër.

Kjo është arsyeja që ky njeri ka shkaktuar kaq shumë zhurmë me një histori, që një njeri i pastër dhe që nuk gënjen, e mbyll për 2 minuta. Thjeshtë po e zënë hakat e gënjeshtrave të tij dhe po përpiqet të bëhet popullor si njeri që nuk e dëmtojnë gënjeshtrat. Past fat.