HomeAktualitetDebat

Yuri Kim mesazh për ngritjen me urgjencë të Gjykatës Kushtetuese: 6 javë të mbetura

Yuri Kim mesazh për ngritjen me urgjencë të Gjykatës Kushtetuese: 6 javë të mbetura

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo kërkon që Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.

“Pozitive të shoh progresin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.

Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësi”, shkruan Kim.