HomeAktualitetDebat

Sfidoi masat anti Covid-19: “Humoristi i oborrit” Meta-Kryemadhi tallet me Policinë e Shtetit: Ja kush do ta paguajë edhe gjobën e ijes

Sfidoi masat anti Covid-19: “Humoristi i oborrit” Meta-Kryemadhi tallet me Policinë e Shtetit: Ja kush do ta paguajë edhe gjobën e ijes

Humoristi Bes Kallaku sfidoi vendimin e Komiteti Teknik i Ekspertëve duke organizuar ditëlindjen e tij përtej rregullave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Edhe pse Policia e Shtetit ndërmori disa masa administrative duke gjobitur të ftuarit dhe poseduesin e lokalit, mesa duket aktori i humorit nuk e ka marrë shumë seriozisht duke mos i bërë shumë përshtypje.

Si reagim, ai ka publikuar një fotografi me biznesmenin Nar Koka, një personazh ky i njohur për lidhjet me politikën.

“Flm qe ishe edhe ti i pranishem te ditelindja ime ??? . Mos harroni kete shokun. ??? Ky do paguaje gjoben e Ijes”, shkruan Kallaku siper fotografisë të cilën e shoqëron edhe me disa ikona të qeshurash duke kujtuar se Covid-19 është estradë ashtu siç përshkruhet nga këshillat konspirative të Monikës. (TemA)