HomeAktualitetKronike

Thyen çdo ligj të masave anti-Covid duke dhënë një shembull të turpshëm, Andi Lila: Bes Kallaku është “super çun”

Thyen çdo ligj të masave anti-Covid duke dhënë një shembull të turpshëm, Andi Lila: Bes Kallaku është “super çun”

Pak ditë më parë një aktor qesharak që përdoret nga LSI, Bes Kallaku, festoi në shkelje të ligjit ditëlindjen e tij, duke ftuar në një lokal në periferi të Tiranës mbi 30 persona, ku të pranishëm ishin dhe shumë emra të njohur.

Binte në sy çifti Meta-Kryemadhi, të cilët paradite sulmojnë qeverinë për pandeminë, dhe në mbrëmje japin një shembull skandaloz duke thyer çdo ligj të qeverisë që ka të bëjë me masat anti-Covid.

Pjesë e ditëlindjes së aktorit të LSI-së ishte dhe Andi Lila, ish futbollisti i dështuar i Kombëtares shqiptare, që tashmë i ka hyrë politikës.

Ky personazh pak ditë më parë u bë pjesë e mediave për shkak të largimit nga fusha e Kavajës dhe këtë e quante në media si të jashtëligjshme dhe në këtë vend po instalohet diktatura.

Ndërkohë që bën si “viktimë”, tashmë në mënyrë të turpshme hedh në rrjetet sociale fotografi nga festa e ditëlindjes së aktorit të LSI-së, ku kanë thyer çdo ligj të mundshëm.

Fatkeqsisht të tillë personazh që japin shembuj të tillë të turpshëm në këtë kohë pandemie, në këtë vend hiqen si “VIP”-a.