HomeAktualitetDebat

Monikës domatet e Uka Farm i duken si “domatet” e Kallakut! Sulmon Ramën për gjobën: Qëndrova vetëm një orë! Merru me viktimat e morgut jo me domatet e Besit

Monikës domatet e Uka Farm i duken si “domatet” e Kallakut! Sulmon Ramën për gjobën: Qëndrova vetëm një orë! Merru me viktimat e morgut jo me domatet e Besit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është pyetur sontë në ‘Open’ për pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit.

Kryemadhi tha se ka ndenjur jo më shumë se një orë dhe është ruajtur distanca duke e quajtur gjobën pa sens.

“Kryeministri para se të flasë për fotot e Bes Kallakut të sqarojë fotot në morg.

Para se të merret me domatet e Bes Kallakut të merret me viktimat e morgut.

Unë kam ndejtur një orë jo më shumë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se nga 10 vetë.

Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare.

Edhe ne këtu jemi 10 veta, pse nuk na gjobisin!”, deklaroi Kryemadhi!