Ka vdekur në moshë të re grimerja e njohur nga Kosova, Marigona Obertinca. Sipas familjarëve, ajo vuante nga një sëmundje. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca.
Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thuhet në njoftimin e familjes.
Por, sipas mediave në Kosovë, raportojnë se ajo nuk ndërroi jetë nga ndonjë sëmundje, por nga një mbidozë droge. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve./Tema