HomeAktualitetBota

Putin ka një vajzë nga lidhja jashtëmartesore me një pastruese që e bëri milionere

Putin ka një vajzë nga lidhja jashtëmartesore me një pastruese që e bëri milionere

Vladimir Putin raportohet të ketë një tjetër vajzë të fshehtë, nga një lihdje jashtëmartesore me një pastruese.

Sipas një hetimi të faqes Proekt, vajza e fshehtë e Putin raportohet të jetë Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e lindur nga një lidhje e gjatë midis Putinit dhe nënës së saj Svetlana Krivonogikh.

Këta të fundit u njohën në fund të viteve ’90, kur Svetlana ishte një pastruese, ndërkohë që studionte për ekonomi.

Svetlana ka lindur në Shën Petersburg në 1975, duke u rritur në një apartament modest mes fqinjëve me lidhje me krimin e organizuar.

Gjatë fundit të viteve ’90 ajo punoi si pastruese në një dyqan afër shtëpisë së saj, ndërsa studionte në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave në Departamentin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare.

Në vitin 2000 ajo mori diplomën dhe menjëherë më pas u zhvendos nga banesa në Rusi, në rezidencën e saj të re në Ishujt Kamenny.

Rezidencat nuk janë në shitje, por zotërohen nga njerëzit e Vladimir Putin.

Ajo ka aksione dhe pasuri të shumta në Rusi dhe pasuria e Svetlanës vlerësohet të jetë mbi 11 mnl dollarë.

Ndërkohë, vajza e saj, sipas faqes Proekt, ka një ngjashmëri të frikshme me Putin.

Yelizaveta në certifikatën e lindjes, nuk e ka emrin e të atit.

Ende nuk dihet se si Putin u lidh me një pastruese, por raportohet se në vitin 2010 ata janë ndarë dhe nuk kanë më kontakte bashkë.

Putin ka dy vajza nga ish-gruaja e tij, por ai nuk ka pranuar publikisht ekzistencën e asnjërës prej tyre.