HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Braçe denoncon rastin “TEG”: Kjo është çmenduri dhe grykësi e tregtarëve. Ja pse Tirana është vatra më e madhe

VIDEO/ Braçe denoncon rastin “TEG”: Kjo është çmenduri dhe grykësi e tregtarëve. Ja pse Tirana është vatra më e madhe

Zv. kryeministri Erion Braçe i revoltuar ka publikuar një video nga situata me të cilën u përball mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej nga Divjaka.

Një trafik i çmendur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut pasi qytetarët u dyndën nëpër qendra tregtare për të përfituar nga e ashtuquajtura ‘e premte e zeze’ që ofron ulje të mëdha.

Braçe e konsideron këtë veprim një trup duke pasur parasysh gjendjen e pandemisë ku ndodhemi dhe iu bën thirrje instancave përgjegjëse që të reagojnë me shpejtësi.

Postimi i plotë:

KJO ESHTE CMENDURI!

Po kthehem nga Divjaka dhe, tani, gjendja ne rrethrotullimin e Qendres Tregetare TEG eshte kjo!

Po e perseris;

SE PARI, KJO ESHTE GRYKESI E LLOJIT TE TREGTAREVE QE SHPIKEN TE PREMTEN E ZEZE E QE ZGJAT PREJ TRE JAVESH;

SE DYTI, KJO ESHTE PAPERGJEGJSHMERI TOTALE E NJEREZVE QE BLERJEN KOT E KANE KTHYER NE ZGJATIM TE TRUPIT!

Kjo eshte arsyeja qe Tirana eshte vatra me e madhe e Covid;

Keta njerez jane arsyeja pse Durresi, Korca, Shengjini, Vlora etj vijojne te kene numra te larte infektimesh!

Mungese respekti me te madhe se kjo ndaj mjekeve, infermiereve ne qendra shendetesore e spitale, farmacisteve, te gjithe punonjesve publike te shendetesise qe prej 9 muajsh rrezikojne jeten, nuk ka!

Sa turp!

I kerkoj cdo agjencie ligjzbatuese qe eshte ne detyre, te merret tani me kete cmenduri ne cdo qender tregetare ne Tirane, pa bere dallim e drejte duke zbatuar ligjin per te gjithe!