HomeAktualitetKronike

Flet miku i 60-vjeçarit që u hodh ditën e sotme nga “Shefqet Ndroqi”: Ka qenë polic, gruaja dhe fëmijët…

Flet miku i 60-vjeçarit që u hodh ditën e sotme nga “Shefqet Ndroqi”: Ka qenë polic, gruaja dhe fëmijët…

Mëngjesin e ditës së sotme u dha lajmi se një tjetër pacient është hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve 60-vjeçari që ishte i shtruar tek infektivi prej disa ditësh ishte i infektuar me covid-19. Viktima është identifikuar si L.S nga Rrësheni, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.

Një prej të njohurve të tij, ka zbuluar për Fax News, faktin se 60-vjeçari jetonte i vetëm, pas divorcit më bashkëshorten e tij, ndërkohë që ka punuar si oficer Policie në vitit 90, nga ku më pas është larguar.

“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale.

Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten.

Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi”, shprehet i njohuri i Skabonës.

Ky është rasti i pestë zyrtar tragjik në vendin tonë ku pacientët me Covid-19 i kanë dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkonet e spitaleve.