HomeAktualitetKryesore

“Topalli ftohet në TV Zeni, anulohet emisioni”! Mero Baze: Duhej të shihej vetëm filozofi Luli “Liria e shtypit” e Berishës, as në frëngji të kullës së tij s’të le të nxjerrësh kokën

“Topalli ftohet në TV Zeni, anulohet emisioni”! Mero Baze: Duhej të shihej vetëm filozofi Luli “Liria e shtypit” e Berishës, as në frëngji të kullës së tij s’të le të nxjerrësh kokën

Ish kryetarja e Parlamentit e nënkryetare e PD, aktualisht drejtuese e “Lëvizjes për Ndryshim” Jozefina Topalli ishte e ftuar në emisionin e televizionit të familjes së Berishës.

Por në mënyrë të papritur i është anuluar ftesa. Një fakt të tillë e bën të ditur gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze.

Baze shton jo pa ironi se demokratët duhej të shihnin vetëm Lulin në një stacion tjetër. Njëherësh thotë se për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit të Berishës, të shohë këtë shembull me ish nënkryetaren e partisë.

“Jozefina Topalli ishte e ftuar tek TV Zeni në emisionin e Çim Pekës, por meqë demokratët duhet të shikonin vetëm Lulin, Tv Zeni ja anulloi emisionin.

Kjo vlen për të gjithë ata që i ka marrë malli për lirinë e shtypit Sali Berishës.

As në frëngji të kullës tij, nuk të lë të nxjerrësh kokën”, shkruan baze në një postin në adresën e tij në rrjetin social.