HomeAktualitet

Ra në gropën e ashensorit, vdes punëtori në Tiranë

Ra në gropën e ashensorit, vdes punëtori në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në kryeqytet, njofton Policia e Tiranës, ku një punëtor ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit. Në pranga ra drejtuesi teknik i firmës private.

NJOFTIMI

Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P vjeç 37, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i një firme private,  pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, tek një pallat në ndërtim , ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit dhe ka gjetur vdekjen punëtori B.A, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 289 i Kodit Penal.

a.ç