HomeAktualitetKronike

Tjetër rast i trishtë: Mendoi se u infektua me koronavirus, tenton t’i jap fund jetës qytetari

Tjetër rast i trishtë: Mendoi se u infektua me koronavirus, tenton t’i jap fund jetës qytetari

Një ngjarje tronditëse është shënuar dje në Tiranë. Një burrë ka tentuar të vetëvritet sepse dyshonte që ishte i infektuar me Covid-19.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e 57 vjeçarit me inicialet R. SH. Policia raporton se ai ka tentuar të priste damarët.

Në dëshminë e tij në polici, 57 vjeçari u shpreh se donte t’i jepte fund jetës pasi dyshonte se ishte infektuar me koronavirus.

Ai u dërgua me urgjencë nga familjarët në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet nëse ai a pasur apo jo vërtet shenja të Covidit siç ka deklaruar.