HomeAktualitetKryesore

Rama publikon videon e gazetares Zenepe Luka dhe bashkëshortit të saj që fal mjekëve i shpëtoi covid-19! Gazetarja pyet: Çfarë bëjnë Vasili, Shehu dhe shpura e tyre kur mjekët parlamentar grek të opozitës veshën bluzat e bardha (Video)

Rama publikon videon e gazetares Zenepe Luka dhe bashkëshortit të saj që fal mjekëve i shpëtoi covid-19! Gazetarja pyet: Çfarë bëjnë Vasili, Shehu dhe shpura e tyre kur mjekët parlamentar grek të opozitës veshën bluzat e bardha (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video të mjekut stomatolog, bashkëshortit të gazetares Zenepe Luka së cilës iu vendos tritol në vitin e largët ’98.

Ismail Luka u infektuar nga COVID-19 dhe arriti të mbijetojë edhe pse fillimisht i punonte vetëm 30% e mushkërisë.

Vetë mjeku thotë se u shtrua për 2 javë tek Infektivi dhe shpreh vlerësimin për shërbimin dhe punën e mjekëve.

”Jam Ismail Luka me profesion mjek stomatolog. Më 29 tetor bëra tamponin, dhe një skaner Vlorë dhe ika direkt Tiranë në spitalin Infektiv. U shtrova 2 javë.

Shërbimi ishte i shkëlqyer. Nga infermierët tek mjekët. I përsosur. Falë fatit tim dhe trajtimit unë jam shumë i përmirësuar komplet. Dhe po e marr veten. Duke filluar nga infermierët, çdo orë mbi kokë të sëmurëve, i ushqenin, edhe për mjekët për mua janë heronj.

Këtu dua të përmend Tritan Kalon, Najada Çomon që me këshillat i shpëtova vdekjes. Kam qenë më 30% të mushkërive kur shkova në Tiranë.”- tha mjeku stomatolog.

Nga ana tjetër gazetarja Zenepe Luka thotë se çdo ditë i shkruante ose telefononte Tritan Kalo apo Najada Çomo që i raportonin për burrin e saj.

Zenepe Luka shpreh rezervat e saj për opozitën, teksa pyet Petrit Vasilin dhe Tritan Shehun se pse ende nuk kanë veshur bluzat e bardha për të kontribuar.

Po ashtu ajo i kërkon Metës të vlerësojë bluzat e bardha që prej një viti po shërbejnë në pandemi.

Situata shëndetësor e burrit tim ishte shumë kritike. Kur i bëra skanerin dhe doli me 30% të mushkërisë, u alarmova, u nis brenda orës në Tiranë me ambulancë. Le të besojnë të gjithë njerëzit e ndershëm, që kanë shpirt dhe zemër, një përkujdesje e jashtëzakonshme e Tritan Kalos. Najada Çomos.

Në ditën e 4-t ndjeu përmirësimin dhe kthesën drejt ditës. Tritan Kalo më shkruante, ashtu dhe Najada çomo, në telefon prof. Duka më bënte. Si gazetare e ndjek situatën orë pas ore. Me atë ministre, e re në moshë po me zemër aq të madhe. Kur e pashë që u përlot në parlament pasi opozita i fyen, i shan i akuzon. Them o zot, edhe në këtë situatë kur diskutohet jeta e njeriut nuk po bashkohemi.

Pashë lajmin në Greqi të gjithë deputetët ikën nga parlamenti, dhe veshën bluzat e bardha ata që ishin mjekë. Këtu, ata të opozitës jo vetëm që s’po e bëjnë këtë, por me daljet e tyre arrijnë deri në njëfarë mënyre të denigrojnë, madje nuk do toleroja ato fotografitë nga morgu.

Nëse do ishte z.Vasili ministër i shëndetësisë çfarë do të bënte më shumë? Tritan Shehu urdhëro të veshë bluzën e bardhë. Pse nuk vendosën një vilë në dispozicion, të shndërrohet në spitali COVID. Takoj qytetarë në Vlorë, e më thonë boll më me lajme të zeza. O burra të japim të gjithë kontributin. Jam Presidente e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi vendosëm t’i akordojmë një medalje mirënjohje spitalit Infektiv të Tiranës, gjithë personelit. është dhënë nga 20 degët e fondacionit që kemi në botë.

I themi Presidentit të Republikës, pse nuk hidhni vështrimin dhe të vlerësoni bluzat e bardha. I ngre moralin.”-tha gazetarja Luka.