HomeDiaspora

Tragjedi në familjen shqiptare, dy vëllezër vdesin 3 ditë njëri pas tjetrit nga koronavirusi, deputeti rrëqeth me mesazhin: Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, doktori humbi betejën e fundit të jetës

Tragjedi në familjen shqiptare, dy vëllezër vdesin 3 ditë njëri pas tjetrit nga koronavirusi, deputeti rrëqeth me mesazhin: Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, doktori humbi betejën e fundit të jetës

Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, ka ndarë në rrjetin social Facebook një lajm të trishtë, një tragjedi e dyfishtë për një familje nga Kosova.

Kryeministri pritet të dalë në një konferencë urgjente, ndërsa ministri i Shëndetësisë merr vendimin e papritur: Do të vaksinohem live në TV
Deputeti ka njoftuar se dy vëllezër të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh larg njëri-tjetrit.

Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë pasi që i vdiq edhe vëllai Agroni.

Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe.Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.

Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.

Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.

Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.