HomeAktualitet

Hidhet shorti, këto janë anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Hidhet shorti, këto janë anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Ditën e sotme janë zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ashtu siç ishte parashikuar në orën 11:00 në Presidencë është hedhur shorti i përzgjedhjes së 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në short ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ervin Pupe, është zgjedhur Kryetari i këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi. Pas shortit të hedhur nga ekspertët e drejtësisë, u përzgjodhën këta anëtarë:

Marsida Xhaferllari – nga Gjykata Kushtetuese

Elsa Toska – nga Gjykata Kushtetuese

Ervin Kupe – nga Gjykata e Lartë

Adnan Xholi – nga Prokuroria e Përgjithshme

Astrit Kalaja – nga Gjykatat e Apelit

Elona Toro – nga Gjykatat e Apelit

Gjon Fusha – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve

Genti Xholi – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve

Erinda Selimi – nga Gjykatat Administrative të Apelit

Po kështu përveç nëntë anëtarëve shorti përcaktoi edhe anëtarët zëvendësues të cilët do të jenë:

Fiona Papajorxhi – nga Gjykata Kushtetuese

Ilir Panda – nga Gjykata e Lartë

Kujtim Luli – nga Prokuroria e Përgjithshme

Zeqine Sallaku – nga lista e kandidatëve të Gjykatës së Apelit

Kleanth Zeka – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve

Gentiana Xhelili – nga Gjykatat Administrative të Apeleve

KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.