HomeAktualitetKryesore

Rama vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit Klodjan Rasha, mungon Sandër Lleshaj

Rama vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit Klodjan Rasha, mungon Sandër Lleshaj

Kryeministri Edi Rama mësohet se ka qenë për ngushëllim në shtëpinë e të ndjerit Klodjan Rasha, për t’i shprehur keqardhjen e tij për ngjarjen e rëndë e ndodhur pak ditë më parë.

Kujtojmë se vizita e Edi Ramës është vonuar pasi kryeministri ndodhej në një vizitë në New York, SHBA, për sigurimin e vaksinës së Covid-19.

Mësohet se Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali dhe ngushëllimet i ka kryer pak para orës 15:00, në shtëpinë e Qazim Rashës, babait të Klodianit.

Në këtë vizitë në familjen e të ndjerit Klodjan Rasha mungonte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj./Tellalli.al