HomeAktualitet

Jonida Maliqi u drejtohet protestuesve të Klodjan Rashës: Po silleni si kafshë, kjo është injorancë

Jonida Maliqi u drejtohet protestuesve të Klodjan Rashës: Po silleni si kafshë, kjo është injorancë

Këngëtarja, Jonida Maliqi ka reaguar pas protestës për v.rasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja shkruan se “ajo që i ndodhi 25-vjeçarit është e tmerrshme”, ndërsa theksoi se duhej protestuar paqësisht dhe jo duke u sjellë si kafshë dhe huliganë.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por përse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht.

Të djegim, shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë,”- shkruan Jonida Maliqi.