HomeAktualitetDebat

Ilir Meta komunisti i ri student: Të rinjtë duhet të na marrin para dhe të rrëzojnë këtë sistem që kemi ngritur, kjo klasë politike s’ka ç’ofrojë më

Ilir Meta komunisti i ri student: Të rinjtë duhet të na marrin para dhe të rrëzojnë këtë sistem që kemi ngritur, kjo klasë politike s’ka ç’ofrojë më

Ilir Meta thotë se vendit i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh dhe këtë mund ta bëjë vetëm rinia.

Ai iu rikthye lëvizjes studentore 30 vjet më parë, duke theksuar se konkluzioni i tij për këtë është që nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë.

‘Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri.

Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Ky është mesazh që vlen në cdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të forte.

Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, tha Meta.

“Kjo klasë politike s’ka më ça t’i ofroje të rinjve se po të ishte do ia kishte ofruar me kohë, se i ka pasur të gjitha mudësitë si në dejtim të edukimit, tregut të punës, sportit e cultures.

E gjithë jeta e të rinjve s’mund të mbetet në lokale e disko, është bërë pothuajse asgjë për start up ndërkohë që ky duhet të ishte një ndër prioiretet kryesore dhe në drejtim të edukimit e nxitjes së të rinjve për ti mbajtur të rinjtë këtu e për të siguruar punë e aktivitet me fitim të konsiderueshëm”, tha ai.

Meta i bëri thirrje dhe partive politike të kenë në listat e tyre më shumë të rinj të edukuar dhe të përgjegjshëm si kandidatë në të gjitha nivelet e drejtimit.

“I nxis të marrin pjesë në politikë e mos presin nga askush përfshirë dhe nga Ilir Meta që të ndryshojnë të ardhmen e tyre.

E dyta të mbështesin njëri tjetrin se kanë probleme e sfida të përbashkëta e duhet të përcaktojnë qëllime strategjike për të ardhmen e tyre.

Partitë i nxis të kenë sa më shumë të rinj të edukuar formuar përgjegjshëm e me vision në listat e tyre për deputetë e këshilltarë e cdo vendimmarrje

Ky është vendi i tyre, ata janë 20-30 vjecarë ata kanë prespektiva kudo mund të ikin jashtë të gjejnë punë më të mirë por atdhe nuk do gjejnë askund tjetër”, tha Meta.

Meta foli për shpopullimin e vendit dhe tha se ky term nuk është “paranojë e imja”, por realitet.

“Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete. Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë.

Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre”, tha ai.