HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Protestuesi ofendon rëndë ish deputetin e PD Luan Baci: Pse bënë politikë me të v.dekurit o tq**sha ropt!

VIDEO/ Protestuesi ofendon rëndë ish deputetin e PD Luan Baci: Pse bënë politikë me të v.dekurit o tq**sha ropt!

Përfaqësues të institucioneve kryesore të shtetit dhe politikës shqiptare vazhduan edhe sot reagimet për protestat, që përfshinë vendin pas vrasjes me armë zjarri të një 25-vjeçari në periferi të Tiranës.

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi teksa ka qenë në mesin e protestuesve mbajti një fjalim të shkurtër që rezultoi ‘gafë’.

Teksa thotë që kjo është mënyra e nderimit të 25-vjeçarit Klodian Rashën, Baçi devijoji duke thënë se kjo është mënyra për të festuar Partinë Demokratike e se ajo është partia që do sjellë ndryshimin në vend.

“Në kuptimin e mirë të fjalës festë. Gjetëm këtë mënyrë për të nderuar dhe kujtuar atë të ri. Gjetëm këtë mënyrë për të festuar festën e Partisë tonë Demokratike dhe për ti thënë të gjithë shqiptarëve që në këtë mënyrë do të vijë ndryshimi. Rroftë partia demokratike”– tha ish-deputeti.

Ky fjalim nuk u prit aspak mirë nga protestuesit të cilët ishin aty për një kauzë: Të kërkonin drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.

“Po pse bën politikë o të q**sha robt. Ai u varros atje, pse bënë politikë?!”- dëgjohet të thotë një prej protestuesve.