HomeAktualitetKronike

Edhe në Liushnje dhe Cerrik miltantët e PD-LSI-së protestuan gjoja për Klodianin por…paqësisht!

Edhe në Liushnje dhe Cerrik miltantët e PD-LSI-së protestuan gjoja për Klodianin por…paqësisht!

Për të 5-ën ditë me radhë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbahet protestë homazh në kujtim të të riut, Klodian Rasha, i qëlluar për vdekje në orët e para të 8 dhjetorit.
Dhjetëra qytetarë janë duke marshuar në shenjë homazhi në qytetin e Lushnjës.

Me koret “Drejtësi për Klodianin” dhe ‘Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës’ qytetarët marshuar paqësisht në rrugët kryesore të qytetit.

Marshim homazh po mbahet edhe në Cërrik. Qytetarët kanë ndezur disa qirinj dhe kanë mbajtur 1 minutë heshtje në shenjtë përkujtimi për 25-vjeçarin Rasha.

Prej 5 ditësh, protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit.