HomeAktualitetKronike

Prokuroria ndryshon akuzën për policin Nevaldo Hajderaj: V.rau me dashje Klodian Rashën

Prokuroria ndryshon akuzën për policin Nevaldo Hajderaj: V.rau me dashje Klodian Rashën

Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj i cili vrau Klodjan Rashën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor.

“Vrasje me dashje” ka vendosur organi i akuzës për policin i cili rrezikon deri në 20 vite burg.

Ndryshimi i akuzës ka ndodhur pasi Prokuroria thotë që ka marrë prova të reja që tregojnë momentin e vrasjes së Klodian Rashës.

Ndërkohë më parë akuza që rëndonte mbi Hajdarajn ishte ajo e “tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes” me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg.