HomeAktualitetKryesore

“Përulem me respekt, i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin”/ Emocionohet Edi Rama, ndan postimin dhe videon e rrallë: Ngritën lart emrin shqiptar në skenën e botës

“Përulem me respekt, i dhanë Shqipërisë gjithçka kishin”/ Emocionohet Edi Rama, ndan postimin dhe videon e rrallë: Ngritën lart emrin shqiptar në skenën e botës

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë një mesazh falenderues për të gjithë bashkëqytetarët jashtë atdheut në ditën e DIASPORES.

Rama iu shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin.

Rama nuk harron as ata që e ngritën lart emrin shqiptar në skenën e botës dhe njerëzit e zakonshëm, teksa publikon një video ku shfaqen që nga Rilindasit, tek Nënë Tereza e deri tek personazhet që i dhanë emër Shqipërisë në kohët moderne.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri.